Spalletti publikon listën e Italisë

Futboll

Spalletti publikon listën e Italisë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 00:02
Spalletti

Trajneri i përfaqësueses italiane, Luciano Spalletti, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e kualifikueseve të EURO 2024 ndaj Maltës dhe Anglisë. Në listë ka risi, por edhe kthime në radhët e ekipit.

Italia është në ndjekje të Anglisë që ka 13 pikë në kreun e renditjes, ndërsa të kaltrit vetëm 7, po aq sa Ukraina e Maqedonia e Veriut, me praninë në Euro 2024 gjithmonë në diskutim.

Spaleti ka grumbulluar 27 futbollistë, ku bie në sy ftesa për herë të parë e Destini Udogi të Totenhem. Ndërkohë, kthehen të veshin këtë fanellë Bonaventura dhe Ken, të cilët mungonin përkatësisht që nga teatori 2020 dhe tetori 2021.

LISTA

Portierë: Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Totenhem);

Mbrojtës: Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Kristiano Biragi (Fiorentina), Mateo Darmian (Inter), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Federiko Gati (Juventus), Xhanluka Mançini (Roma), Xhorxho Skalvini (Atalanta), Destini Udogi (Totenhem);

Mesfushorë: Nikolo Barela (Inter), Xhakomo Bonaventura (Fiorentina), Brajan Kristante (Roma), Davide Fratesi (Inter), Manuel Lokateli (Juventus), Sandro Tonali (Njukasëll);

Sulmues: Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Kieza (Juventus), Moise Ken (Juventus), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluka Skamaka (Atalanta), Matia Zakanji (Lacio), Nikolo Zaniolo (Aston Vila).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat