Ismajli e mbyll sfidën para kohe

Futboll

Ismajli e mbyll sfidën para kohe

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 00:08
Pamje nga ndeshja

Empoli-Udinese ndajnë pikët në takimin e javës së tetë të Serie A.  Sfida që rezultoi shumë e luftuar u mbyll me porta të paprekura.

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës me Caputon në minutën e 39’, megjithatë pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.

Pavarësisht tentativave të vazhdueshme nga të dyja anët, në fund asnjë nuk ia doli të shënojë.

Ndërkohë në minutën e 75’ mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli mori një dëmtim në dukje të lehtë, por që e detyroi të lërë fushën e blertë.

Titullar këtë takim e nisi edhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha i cili tregoi një formë të mirë.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 me Empolin që renditet në vend të 18-të me 4 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 17-të me pesë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat