Pochettino: Mos e krahasoni me Kane, Brojës i duhet punë

Futboll

Pochettino: Mos e krahasoni me Kane, Brojës i duhet punë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 13:06
Pochettino e Broja

Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka folur së fundmi për sulmuesin shqiptar të “bluve” të Londrës, Armando Brojën.

Në prononcimin e dhënë për mediet pas fitores 1-4 në transfertë ndaj Burnley, tekniku argjentinas është pyetur specifikisht për futbollistin e kombëtares shqiptare.

“Emocionet e futbollit nuk t’i dhuron asgjë tjetër. Kombëtarja duhet t’i bëjë mirë këto 3 ndeshje, meritojmë të shkojmë në Euro 2024”

Pochettino theksoi se nuk duhet ta krahasojnë rastin e Brojës me sulmues të tjerë, ndërsa shtoi se lojtarin “kuqezi” i duhet ende edhe shumë punë që të bëhet sulmuesi kryesor në një klub si Chelsea.

“Mos e krahasoni atë që bëra me Kane me rastin e Brojës.

Ai është shumë i ri, nëse dëshiron të luash për një klub të madh si Chelsea, duhet të kesh durim dhe të tregosh se mund ta bësh.

Sigurisht që ai duhet të provojë dhe të japë gjithçka për të qenë një sulmues tjetër n1 në këtë super klub”-deklaroi Mauricio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat