​Mourinho rrezikon shkarkimin

Futboll

​Mourinho rrezikon shkarkimin

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 15:07
Jose Mourinho

Roma mohoi raportet se ata ishin gati të shkarkonin Jose Mourinhon këtë fundjavë, por kjo nuk do të thotë se presioni nuk ka filluar të rritet mbi trajnerin portugez.

Të shtunën, “Corriere dello Sport” raportoi se pronari i Romës, Dan Friedkin, ishte gati të shkarkonte Mourinhon dhe po planifikonte për të emëruar Hansi Flick si zëvendësues të tij.

Roma iu drejtua mediave për të heshtur këto pretendime, duke e quajtur raportin 'të rremë' dhe duke mohuar sugjerimet se ata kishin kontaktuar me Flick për të parë një lëvizje të mundshme.

Megjithëatë, Tiago Pinto besohet se e ka bindur Friedkin që të mbajë besimin te Mourinho dhe trajneri nuk do të shkarkohet pavarësisht rezultatit kundër Cagliarit.

Megjithatë, nëse “Giallorossët” humbin, presioni9 do të rritej mbi trajnerin portugez, i cili duhet t'i kthejë gjërat në rrugën e duhur për të bindur plotësisht Friedkin për të ardhmen e tij në kryeqytetin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat