Dybala fut në stres Mourinhon dhe tifozët e Romës

Futboll

Dybala fut në stres Mourinhon dhe tifozët e Romës

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 19:34
Dybala

Tifozët e Romës në ankth për Paulo Dybalan.

Sulmuesi argjentinasi u largua nga fusha në fund të pjesës së parë të ndeshjes mes Cagliarit dhe Romës për shkak të dhimbjes së fortë që ndjeu në gjurin e majtë pas një përplasjeje me Pratin.

Paulo i kishte duart në fytyrë për një kohë të gjatë, çka të jepte përshtypjen se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, ndërsa Mourinho në flokë, i alarmuar si i gjithë stoli verdhekuq.

Lajmi i mirë, që jep shpresë, është se Dybala doli me këmbët e veta, pa pasur nevojë për barelë.

Dybala do të duhej të nisej nesër për t’iu përgjigjur ftesës së Argjentinës, por vështirë se në këto kushte fizike mund të japë kontribut në kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat