Ky është vendimi përfundimtar për ndeshjen Izrael - Zvicër

Futboll

Ky është vendimi përfundimtar për ndeshjen Izrael - Zvicër

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 21:02
Pamje nga një ndeshje

Izrael - Zvicër nuk do të luhet në mes javë më (12 tetor) në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll!

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë pjesë e kombëtares së Zvicrës.

“UEFA ka vendosur!

Anulohet ndeshja e kombëtares së Zvicrës me Izraelin.

Ndeshja e kombëtares në Izrael do të shtyhet”, shkruan media zvicerane “Blick”.

Ndeshjas  htyhet për shkak të gjendjes së luftës në Izrael.

“UEFA rezervon edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraelit mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet. UEFA do të vazhdojë të monitorojë ng afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”, ka njoftuar UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat