7 gola në Partizani - Kukësi

Futboll

7 gola në Partizani - Kukësi

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 21:45
Pamje nga ndeshja

Java e tetë në Abissnet Superiore u mbyll me fitoret e Partizanit dhe Erzenit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë, triumfuan 4-3 ndaj Kukësit në “Arenën e Demave”.

Heroi i të kuqve ishte Archange Bintsouka, autor i tre golave. Ndërkohë që për vendasit shënoi edhe Tedi Cara që në minutën e dytë.

Edhe pse ia doli të realizonte tre gola (Mustapha Gbohalan, Altin Bytyçi (aut) dhe Francesco Hasaj) skuadra e Stavri Nicës doli pa pikë nga kjo përballje.

Partizani ngjitet përkohësisht në vendin e pestë me 11 pikë, 5 më pak se Egnatia kryesuese.

Por “Demat” kanë zhvilluar dy ndeshje më pak.

Feston edhe Erzeni në derbin kundër Teutës. Skuadra nga Shijaku fitoi 0-1 falë golit të Alessandro Kacbufit 11 minuta përpara fundit të takimit.

Tri pikë të arta për Erzenin, në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Teuta e Edi Martinit mbetet në kuotën e 8 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat