Xavi ankohet pas barazimit me Granadën

Futboll

Xavi ankohet pas barazimit me Granadën

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 09:48
Xavi

Trajneri Xavi Hernandez nuk është i kënaqur me barazimin e regjistruar ndaj Granadës, përkundër faktit se gjiganti katalunas e gjeti për një moment veten në disavantazh prej dy golash, por arriti ta merrte një pikë falë golit të shënuar në minutat e fundit nga Sergi Roberto.

Xavi është ankuar në skuadrën e tij, nga e cila kërkon që në të ardhmen t’i menaxhojë me mirë lojërat.

E kemi dominuar komplet lojën, kemi krijuar raste, merituam më shumë, por bëmë gabime. Nuk mund të hyjmë në fushë kështu, kishim biseduar për këtë punë. Ata janë agresivë, bëjnë presion dhe pa vetëm 30 sekondash e kemi pësuar golin e parë. Në tranzicion e kemi pësuar golin e dytë dhe nga ai moment skuadra më pas e ka kuptuar mirë se çka i kërkohej asaj në këtë lojë. E merituam fitoren, por e morëm një pikë, që nuk është e mjaftueshme”, deklaroi trajneri i Barçës.

Golat për katalunasit i shënuan Lamine Yamal e Sergi Roberto, kurse dy herë për vendësit realizoi Bryan Zaragoza Rodriguez.

Barcelona aktualisht e sheh veten në vendin e tretë me tri pikë më pak se lideri Real Madrid. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat