Lajmi i Fundit: Sulmohet trajneri Ilir Daja, reagon Ballkani

Futboll

Lajmi i Fundit: Sulmohet trajneri Ilir Daja, reagon Ballkani

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 14:26
Ilir Daja

Klubi i Futbollit, Ballkani ka thënë se trajneri i tyre Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll.

Ky rast ka ndodhur mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen që kampioni i Kosovës e zhvilloi ndaj Prishtinës, sfidë e cila u mbyll me rezultat 1-1.

“Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive”, thuhet në reagim.

Klubi nga Suhareka ka kërkuar nga organet kompetente që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë.

“Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.”.

“Fc Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa”.

“Puna e madhe e Fc Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellur dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat