Giroud zgjidhet “Portieri i Javës” në Serie A

Futboll

Giroud zgjidhet “Portieri i Javës” në Serie A

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 06:20
Olivier Giroud

Tifozët janë mësuar ta shohin duke shënuar gola.

Por, sulmuesit francez të Milanit iu deshtë të luante edhe rolin e portierit për disa minuta në ndeshjen kundër Genoas, pasi Mike Maignan, u përjashtua direkt me të kuq.

Megjithatë, skuadra e Stefano Piolit triumfoi me rezultat 1:0.

Madje, Olivier Giroud e bëri një pritje vendimtare duke i shpëtuar “Rossonerët” nga barazimi.

Serie A e ka publikuar formacionin e javës.

Aty bën pjesë edhe 37 vjeçari.

Ai është shpallur si “Portieri i javës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat