Granit Begolli shkarkohet nga pozita e trajnerit të Suharekës

Futboll

Granit Begolli shkarkohet nga pozita e trajnerit të Suharekës

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 06:32
Granit Begolli

Granit Begolli është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës së Suharekës.

Begolli e ka konfirmuar shkarkimin për gazetarin Arlind Sadiku.

Përndryshe, ai e mori detyrën e menaxherit të klubit suharekas në fund të qershorit të këtij viti.

FC Suhareka është klubi më i ri në futbollin kosovar, e cila është duke bërë gara direkt në Ligën e Parë pas një fuzionimi me klubin A&N.

Ndërkohë, Suhareka pas tetë xhirove në Ligën e Parë, ka pesë fitore, një barazim dhe dy fitore, teksa renditet në pozitën e dytë me 16 pikë, gjashtë pikë larg Dinamos që pozicionohet në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat