Tevez: Lojtarët nuk dinë të mbledhin

Futboll

Tevez: Lojtarët nuk dinë të mbledhin

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 12:03
Tevez

Para disa javësh, Carlos Tevez nisi një aventurë të re në Argjentinë teksa mori përsipër të drejtojë skuadrën e Independiente. Ekipi po ecën mirë dhe pas tetë javësh në kampionat renditet në vendin e dytë me 15 pikë, një më pak se kryesuesit e River Plate.

Megjithatë, vështirësitë janë nga më të ndryshmet për teknikun argjentinas i cili së fundmi zbuloi se lojtarët e tij nuk dinë të shumëzojnë dhe të pjestojnë. Tevez theksoi se diçka e tillë është e papranueshme dhe se lojtarët duhet të studiojnë pas stërvitjes.

“Në stërvitje unë bëj disa ushtrime shpejtësie të cilat janë të lidhura me neuronet.

Kur lojtarët lodhen fizikisht, unë i detyroj të zgjidhin një problem matematikor. I pyeta sa bëjnë 2+2, por tre djem nuk e dinin dhe më thanë se nuk kishin mësuar të mblidhnin, shumëzonin apo të pjestonin.

Ka shumë varfëri, lojtarët duhet të dijnë të lexojnë që më pas të kuptojnë se çfarë kontrate firmosin.

Së bashku me klubin do të nisim një projekt që pas stërvitjes, lojtarët të studiojnë me një mësues, dua që të studiojnë për të paktën dy orë”, u shpreh Tevez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat