Në presion

Futboll

Në presion

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 12:25
Rudi Garcia

Verona, Union Berlin dhe Milan, Rudi Garcia ka tre ndeshje dhe 270 minuta për të merituar konfirmimin në stolin e Napolit.

Edhe pse trajneri francez ka një ekip solid me të njëjtët lojtarë të sezonit të kaluar ku me Spallettin fituan Scudetto, këtë herë loja e Rudi Garcia është me ritme të ngadalta dhe duket një ekip i mërzitshëm, por mbi të gjitha larg kreut.

Për të gjithë këtë situatë, De Laurentiis, presidenti i klubit të Napolit nuk do ta kishte aspak problem të ndryshonte trajnerin gjatë kampionatit.

Emri i parë në listën e dëshirave të tij është Antonio Conte, trajneri italian i cili bëri jashtëzakonisht shumë mirë me Interin në periudhën që drejtoi në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat