Aliaj: Me trajnerin e ri, drejt sukseseve të reja por edhe sfida të radhës

Futboll

Aliaj: Me trajnerin e ri, drejt sukseseve të reja por edhe sfida të radhës

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 14:31
Aliaj e Thaçi

Duke e falënderuar ish trajnerin  Begolli, sot në praninë e drejtuesve dhe futbollistëve të FC “Suhareka” ka prezantuar trajnerin e ri z. Arsim Thaqi, një trajner tashmë i mirënjohur, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Rrustem Aliaj, në emër të futbollistëve ka falënderuar dhe dëshiruar mirëseardhje trajnerit të ri..

“Natyrisht koha është ari ndaj, nuk kemi lejuar vetes luks të vazhdojmë pa trajner prandaj kemi bërë zgjedhjen e shpejt por gjithsesi të duhur.

Si gjithnjë trajnerit të ri i kam dëshiruar mirëseardhje dhe i kam kërkuar veç angazhimit të tij profesional, të krijojë një grup me karakter fitues të disiplinuar dhe korrekt e lojëra në frymë sportive..”, - ka thëne Rrustem Aliaj, president i FC Suhareka duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese trajnerit të ri.

Nga ana e tij z. Thaqi ka falënderuar për besimin që i kemi dhënë duke na premtuar punë, angazhim që të përmbushim synimet e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat