Modriç mbetet unik, ja modelet që zgjodhën lojtarët e Realit

Futboll

Modriç mbetet unik, ja modelet që zgjodhën lojtarët e Realit

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:36
Modriç

Lojtarët e ekipit të parë të Real Madrid dhe trajneri Karlo Ançeloti janë pajisur me makina të reja të dhëna nga sponsori i klubit, kompania  “BMW”.

“Galaktikët” kanë pasur mundësi që të përzgjedhin mes katër modeleve të  ndryshme nga katalogu i kompanisë.

Pas një bashkëpunimi afatgjatë me “Audi”, Real Madridi, duke filluar nga sezoni 2022-2023, ka lidhur një marrëveshje sponsorizimi me “BMW”. Kështu “Mbretërit” për sezonin e dytë do të ngasin makinat luksoze dhe të shpejta  të gjigandit gjerman të automobilave me qendër në Mynih.

Por kësaj radhe madrilenëve iu dha mundësia e zgjedhjes së automjeteve hibride, ndryshe nga hera e kaluar kur në ofertë kishin vetëm automjete elektrike.

Gjithsesi, të gjitha makinat që janë në dispozicion të futbollistëve të Realit kanë një shenjë zero emetimi të gazrave të dëmshëm, ndaj janë të pranueshme për mjedisin.

Më e i liri ndër modelet e afruar është “i4 eDrive 35” elektrik, i cili aktualisht kushton 57 mijë euro, ndërsa më i shtrenjti është “plug-in hybrid XM”, i cili kushton tre herë më shumë, 180 mijë euro. Ai u zgjodh nga tetë “mbretër”, duke përfshirë yllin e ri të klubit Belingham.

Sipas “Marca”, kroati Luka Modriç ka mbetur unik në përzgjedhje, pasi ishte i vetmi që vendosi për “iX M60” me 619 kuaj, me vlerë 133.000 euro dhe zgjodhi edhe një ngjyrë të personalizuar, siç bënë Kamavinga dhe Ançeloti.

“Marca” thekson se futbollistët nuk do ta kenë problem e në karikimin e automjetet e tyre të reja, pasi “BMW” ka instaluar karikues në kampin stërvitor të Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat