Filippo Inzaghi pason Sousan te Salernitana

Futboll

Filippo Inzaghi pason Sousan te Salernitana

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:16
Filippo Inzaghi

Salernitana ka emëruar Filippo Inzaghin trajner të ri për të zëvendësuar Paulo Sousan, ka njoftuar klubi i Serie A të martën.

Sousa është shkarkuar pas një fillimi të dobët të sezonit ku skuadra s'ka asnjë fitore dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë. 

Salernitana njofton se ka arritur një marrëveshje me Filippo Inzaghi duke i besuar atij drejtimin e skuadrës”, ka theksuar klubi.

Inzaghi do të përpiqet ta shmangë rënien nga kategoria, duke u nisur nga ndeshja me Cagliarin e cila gjendet në vendin e fundit në tabelë.

Ish-sulmuesi i njohur ka qenë trajner te Milan, Venezia, Benevento e Reggina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat