Humbja në Prishtinë, i kushtoi me dorëheqje kroatit! Çfarë thotë?

Futboll

Humbja në Prishtinë, i kushtoi me dorëheqje kroatit! Çfarë thotë?

Nga: K. Goca Më: 10 tetor 2023 Në ora: 23:21
Dario Shimiq

Humbja në derbin kroat me rezultat 1:0 e Dinamos së Zagrebit, disi u përpi nga dashamirët e futbollit të dinamovitëve por assesi ajo në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 2:0 nga kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Conference League.

Dario Shimiq ka dhënë dorëheqje të parevokueshme si anëtar i Bordit Drejtues të Dinamos. 

“Këtë e bëri në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv. 

Atë e kontaktuam dhe na shpjegoi pse e mori një vendim kaq të habitshëm”, ka shtruar media kroate “Veçernj List”.

“Nuk ka hidhërim, vendimin e kam marrë me zemër, kam kohë që e mendoj.

Si hyra nga zemra në Dinamo, kështu edhe u largova tani”, tha Shimiq.

A jeni larguar sepse nuk keni pasur mbështetjen e disa njerëzve në klub?

“Po, ndjeva se nuk kisha mbështetjen 100 për qind të të gjithë njerëzve në klub, ndoshta ky ishte faktori vendimtar. 

Por them, jam krenar, sepse në këta pak muaj kam sjellë gjëra të mira në klub. 

Unë nuk u bashkua me klubin për para, por për zemrën time, kjo është ajo që kam bërë muajt e fundit”, përgjigjet ai.

A jeni dakord që keni luajtur një rol kyç në rrëzimin e Mamiqit, pra rrymës së tij në kuvend?

“Nuk jam stresuar dhe nuk kam menduar për Mamiqin, jam bashkuar me Dinamo vetëm për përmirësimin e klubit, për të kontribuar me disa nga idetë e mia”, thotë Shimiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat