Andorra-Kosova, bastet në favor të “Dardanëve”

Futboll

Andorra-Kosova, bastet në favor të “Dardanëve”

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës do t’i rikthehet nesër aksionit, ku luan si mysafire kundër Andorrës.

“Dardanët” përballen me Andorrën në “Nacional – Andorra la Vella” me fillim nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Ndeshja i takon raundit të shtatë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, ku Kosova gjendet në Grupin I.

Para ndeshjes së nesërme, bastet janë favorin e Kosovës.

Sipas “bet365”, Kosova ka një kuotë 1.40 për ta fituar ndeshjen e nesërme, krahas Andorrës që si vendase ka një kuotë fitoreje prej 9.00.

Ndërkaq, kuota që ndeshja të përfundoj e barabartë pa fitues është 4.50.

Kosova renditet e pesta në Grupin I me katër pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e katërt, kurse Andorra renditet e fundit në kuotën e dy pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat