​Zyrtare: Rooney i rikthehet punës së trajnerit

Futboll

​Zyrtare: Rooney i rikthehet punës së trajnerit

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Birmingham City e ka bërë zyrtare emërimin e Wayne Rooneyt si trajnerin e ri të skuadrës.

Rooney dhe Birmingham kanë arritur akordin për një kontratë tre vjeçare e gjysmë, raporton KosovaPress.

Rooney e fillon menjëherë punën te Birminghami, pasi që së fundmi u largua nga pozita e trajnerit te skuadra amerikane DC United.

Stafi i asistentëve të Rooneyt do të përbëhet nga Ashley Cole, John O’Shea, Carl Robinson dhe Pete Shuttleworth.

“Jam absolutisht tejet i kënaqur që i bashkohem Birmingham Cityt në një kohë kaq emocionuese. Është e qartë që ata kanë një plan dhe janë të përkushtuar për të realizuar synimet për klubin. Jemi plotësisht të bashkuar në atë se çka pritet”, tha Rooney. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat