​Barcelona në kërkim të yllit të Liverpoolit

Futboll

​Barcelona në kërkim të yllit të Liverpoolit

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 13:01
Xavi

Barcelona thuhet se e ka Thiago Alcantaran në listën e të preferuarve, pasi që po planifikon të blejë një mesfushor të ri për sezonin e ardhshëm.

Thiago, i cili është në vitin final të kontratës së tij me Liverpoolin, është produkt i akademisë së famshme të Barçës, La Masia, dhe kaloi katër vite në skuadrën e parë mes 2009 dhe 2013, duke bërë 101 paraqitje, para se të largohej drejt Bayern Munichut, raporton KosovaPress.

Sipas “ESPN”, Thiago mund të rikthehet te Barça vitin e ardhshëm, pasi që trajneri Xavi po synon ta përforcojë më shumë skuadrën, duke u siguruar se ka nga dy lojtarë që garojnë për çdo pozitë në fushë.

Thuhet se Barcelona po shikon për të rritur konkurrencën për Oriol Romeun në qendër të mesfushës, dhe po e monitoron Joshua Kimmich të Bayern Munichut, Jorginhon e Arsenalit, Guido Rodriguez të Real Betisit dhe Thiagon e Liverpoolit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat