Cili është i vëzhguari special i Drejtorit Sportiv të Interit?

Futboll

Cili është i vëzhguari special i Drejtorit Sportiv të Interit?

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:39
Ausilio

Piero Ausilio ishte i ftuari special të martën në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku po organizohet edhe kursi për drejtor sportiv.

Njeriu i merkatos në klubin e Interit foli për procesin e rritjes së Kristjan Asllanit dhe mohoi interesin zikaltër për Brojën, teksa konfirmoi se mbrëmjen e të enjtes do të jetë në shkallët e stadiumit “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Mediat pranë klubit zikaltër bëjnë me dije se Drejtori Sportiv i Interit ka edhe një mision të veçantë në kryeqytetin shqiptar, të ndjekë nga afër mesfushorin çek Thomas Soucek.

Ky i fundit është pjesë e West Hamit në Premier League dhe i skadon kontrata me londinezët në fund të sezonit, kur edhe do të jetë futbollist i lirë.

Interi ndjek prej kohësh 28-vjeçarin, që është një mesfushor shkatërrues, por falë shtatlartësisë, gjen shpesh edhe rrjetën, teksa te zikaltrit e shohin si profilin e duhur për të shtuar centimetrat dhe forcën fizike në mesfushë, por pa shpenzuar para.

Palët mësohet se kanë nisur negociatat paraprake, teksa në “Air Albania” Soucek do të jetë i vëzhguari special i Ausilios, që pritet të vendosë nëse do t’i ofrojë një parakontratë në janar apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat