"Me plis për Paris”, në “Me plis për Berlin”, FSHF zbukuron mitikun “Air Albania” para sfidës me Çekinë

Futboll

"Me plis për Paris”, në “Me plis për Berlin”, FSHF zbukuron mitikun “Air Albania” para sfidës me Çekinë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:00
Plisat në tribuna

"Me plis për Paris”, në “Me plis për Berlin”, FSHF zbukuron mitikun “Air Albania” para sfidës me Çekinë!

Kualifikimi historik në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2016, padyshim do të mbetet gjatë në mendjen e futbolldashësve shqiptarë, teksa jo të paktë ishin ata që gjatë gjithë kohës përdornin sloganin, “Me plis për Paris” kur Kombëtarja siguroi një vend në fazën e grupeve të kompeticionit.

Mirëpo, këtë detaj të veçantë ka vendosur ta rikujtojë dhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila në kuadër të përgatitjeve për përballjen e mbrëmjes të së enjtes ndaj Çekisë ka vendosur nga një plis në çdo stol të mitikut “Air Albania”, duke e “shndërruar” slloganin nga “Me plis për Paris”, në “Me plis për Berlin”.

Ndërkaq, kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat