Kush ishte Mervan Iljazi, që ndërroi jetë sot

Futboll

Kush ishte Mervan Iljazi, që ndërroi jetë sot

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:09
Mervan Iljazi

KF Shkëndija, komuna e Haraçinës dhe më gjerë sot është në zi.

Trajneri ambicioz Mervan Iljazi ndahet nga jeta në moshë të re, duke pikëlluar jo vetëm komunitetin sportiv.

Por kush ishte në fakt Mervan Iljazi?

Ai ishte nga Haraçina e Shkupit. Karrierën si futbollist dhe trajner e kishte nisur te skuadra e Fortunës nga Hasanbegu, vijoi te Bashkimi i Lubotenit prej nga kaloi te klubi i vendlindjes-Shkëndija, që garon në Ligën e Tretë-Veri, shkruan Open-TV.

I ndjeri Iljazi njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij. Si të tillë Shkëndija do ta kujtojë gjithmonë.
Ai ka qenë edhe arsimtar i lëndës së Sportit në shkollën fillore komunale “Skënderbeu” në Haraçinë.

Faqa Haraçina News njofton se varrimi i Mervan Iljazit do të behët nesër (12 tetor) pas namazit të drekës tek varrezat Kodra e Avdylit në fshatin Majancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat