Mjaftuan dy telefonata!

Futboll

Mjaftuan dy telefonata!

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Kepa Arrizabalaga ishte shumë afër transferimit te Bayern Munchen, por Real Madrid humbi Thibaut Courtois për shkak dëmtimi dhe u hodh në sulm për portierin bask. Duke arritur t’ia rrembente kampionëve të Gjermanisë.

Rreth tratativave të verës foli vetë Kepa, i cili po bën shumë mirë te “Los Blancos”, të cilët e kanë “harruar” mungesën e belgut Courtois.

29-vjeçari është huazuar për një sezon nga Chelsea te Reali, ndërkohë që për AS iu rikthye edhe njëherë asaj që ndodhi gjatë merkatos verore.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, operacioni i huazimit te Reali u mbyll brenda pak orësh. Mjaftuan dy telefonata.

Kisha kaluar pesë sezone në një klub të madh si Chelsea, mendoja se ndryshimi do të ishte pozitiv për mua.

Është e vërtetë që isha afër Bayernit, por Reali më thirri dhe nuk u mendova dy herë… Kur të fton Reali nuk kanë më rëndësi mundësitë e tjera.

Objektivi? Do të përpiqem të kontribuoj që historia e Realit të bëhet edhe më e madhe. Dua të shijoj çdo minutë dhe çdo ndeshje në maksimum”, theksoi “gardiani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat