Legjenda e KF Shkëndijës kujton momentet më të bukura me Mervan Iljazin

Futboll

Legjenda e KF Shkëndijës kujton momentet më të bukura me Mervan Iljazin

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:30
Evzi Aliu e Mervan Iljazi

Trajneri i ri dhe ambicioz, Mervan Iljazi sot ka ndërruar jetë, duke pikëlluar jo vetëm komunitetin sportiv.

Por kush ishte në fakt Mervan Iljazi më së miri e përshkruan në pika të shkurtra Evzi Aliu, legjenda e KF Shkëndija nga Haraçina.

“Gjatë gjithë kohës përgatitore dy mujorëshe që kemi punuar në KF Shķëndija ai ka treguar cilësitë shembullore si trajner, punëtor, pedagog, edukatë sportive, me një fjalë shembullor në cdo aspekti kulturoro- sportiv. Allahu e shpërbleft me gradën më të lartë me Xhenet, Inshallah, familjes më të afërt ua shtoftë durimin”, është shprehur Aliu.

Sot ndeshjet kampionale të ligës së Tretë-Veri: Shkëndija-Rinia, BVK-Rashtak dhe Bashkimi (L)-Fortuna kanë nisur me nga një minutë heshtje në nderim të Mervan Iljazit.

Mervan Iljazi ishte nga Haraçina e Shkupit. Karrierën si futbollist dhe trajner e kishte nisur te skuadra e Fortunës nga Hasanbegu, vijoi te Bashkimi i Lubotenit prej nga kaloi te klubi i vendlindjes-Shkëndija, që garon në Ligën e Tretë-Veri.

I ndjeri Iljazi njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij. Si të tillë Shkëndija do ta kujtojë gjithmonë.

Ai ka qenë edhe arsimtar i lëndës së Sportit në shkollën fillore komunale “Skënderbeu” në Haraçinë.

Varrimi i Mervan Iljazit do të behët nesër (12 tetor) pas namazit të drekës tek varrezat Kodra e Avdylit në fshatin Majancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat