400 euro një biletë për ndeshjen

Futboll

400 euro një biletë për ndeshjen

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

400 euro një biletë për ndeshjen, policia procedon 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë për katër shtetas në kryeqytet, të cilët reklamonin në rrjetet sociale dhe shisnin online me anë të mashtrimit bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Pas marrjes së informacionit, Policia ka nisur hetimin dhe ka arritur të identifikojë katër persona të cilët shisnin biletat online me çmime që shkonin deri në 400 euro.

Policia referoi materialet në prokuriri dhe nisi procedimin në gjendje të lirë të shtetasve S.A. 35vjeç, R.H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Nga hetimi është vërejtur se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për të shitur bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e cila do të startojë në orën 20:45 në stadium “Air Albania”.

Vlen të theksohet se interesi i tifozerisë për të ndjekur nga shkallët e stadiumit këtë takim ishte mjaft i lartë dhe biletat u shitën të gjtha brenda pak orëve pasi dolën në treg në shtator. Në “Air Albania” do të ketë 22 mijë tifozë kuqezi, që do të mbështesin djemtë e Sylvinhos në misionin e tyre drejt Europianit të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat