Si kualifikohet Shqipëria?

Futboll

Si kualifikohet Shqipëria?

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:08
Pamje nga një ndeshje

Shqipëria është në tri “kthesat” e fundit larg finishit, i cili e dërgon në "EURO 2024".

Për të rrealizuar këtë pjesë të garës kuqezinjve u mbeten ende tri sfida vendimtare prej të cilave varet gjithça.

Ashtu siç ndodh shpesh në të tilla raste llogaritë për kualifikimin kanë nisur dhe më poshtë do të njiheni me disa prej skenarëve, të cilët mund të përjetojmë në javët në vazhdim.

Skenarë këto që nuk do të kishin kuptim nëse prej tri ndeshjeve të mbetura arrihen 6, 7 apo 9 pikë. Në këtë rast kualifikimi është i sigurt së bashku me vendin e parë.

Për të mos i lënë asnjë gjë rastësisë, përfaqësueses i duhen minimalisht të paktën 5 pikë për t’u kualifikuar.

Shqipëria përballet me Çekinë në shtëpi dhe më pas do të udhëtojë drejt Moldavisë në muajin nëntor e pas tri ditësh do të presë Ishujt Faroe.

Dy barazime dhe një fitore do t’u mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “EURO 2024” me 15 pikë.

Edhe nëse Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e saj përsëri do të ishte ekipi i Sylvinhos ai që do të kualifikohej për në Gjermani pasi ka avantazhin e golaverazhit në duelet direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat