Lala bën zgjedhjet e tij në “Elite Show”

Futboll

Lala bën zgjedhjet e tij në “Elite Show”

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:29
Lala

Altin Lala, ish-kapiten i Kombëtares Shqiptare, i ftuar në “Elite Show”, mes të tjerash, u pyet edhe për formacionin që mund të hedhë në fushë Sylvinho në sfidën vendimtare me Çekinë, në “Air Albania”.

Dilema e parë është në mbrojtje, ku për pozicionin e Ismajlit të dëmtuar janë tri alternative: Ajeti, Mihaj dhe Veseli.

“Mund të luajë Mihaj, por edhe Ajeti. Ne fakt, janë tri opsione, për mua njësoj të vlefshme.

Gjimshiti është aty dhe i jep qetësi mbrojtjes. Mihaj ndoshta është pak më i shpejtë dhe mund të jetë alternativë e mirë.”

Por dilemat nuk janë vetëm në mbrojtje. Sylvinho ka në dispozicion plot tetë sulmues dhe me rikthimin e Armando Brojës dhe me formën që ka shfaqur edhe Muja, trajneri do ta ketë më të vështirë të zgjedhje.

“Mendoj se na duhet një anësor si Muja, ka treguar një formë shumë të mirë.

Edhe Muçi po kalon formë të mirë te Legia, mendoj se Sylvinho do ta aktivizojë si zëvendësues, me kalimin e minutave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat