Galtier rinis punën nga Katari

Futboll

Galtier rinis punën nga Katari

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:35
Galtier

Karriera e Kristof Galtier rinis nga Katari.

Pesë muaj pas ndërprerjes së kontratës me Paris Sen Zhermen, klub të cilin e stërviti dhe e drejtoi në sezonin 2022-2023, ish-mbrojtësi i Monzës ka pranuar propozimin e Al-Duhail, ekip që militon në kampionatin e Katarit dhe që ishte në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Hernan Krespos.

Galtier, që me Paris Sen Zhermen ka fituar titullin kampion në Ligën 1 dhe Superkupën e Francës, por i eliminuar nga Bajen Mynih në 1/16 e finaleve të Ligës së Kampioneve, gjatë verës ishte në kontakte me Napolin për të zëvendësuar Spaletin, por në fund presidenti De Laurentis kishte vendosur të fokusohej tek bashkatdhetari i tij Rudi Garsia.

Emri i Galtier, së bashku me atë të Kontes dhe Tudor, kishte qarkulluar aktualisht në orët e fundit në dritën e krizës së lojës dhe të rezultateve që ka goditur Napolin, por edhe këtë herë nuk u bë asgjë.

Galtier i bashkohet pra njërit prej klubeve më prestigjioze të Katarit, që ka në gjirin e vet dhe mund të llogarisë në skuadër lojtarë si Filipe Kutinjo dhe Ruben Semedo. Aktualisht ndodhet në vendin e katërt në renditje tre pikë larg Al Sad, që është kryesuese e kampionatit në Katar.

Debutimi për trajnerin kampion të Francës, kjo edhe me Lilën më 2021-in, është parashikuar të shtunën në fushën e Al-Xharafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat