Buffon befason

Futboll

Buffon befason

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:50
Buffon

Duke folur në “Rabio Bianconera”, pak ditë pasi Juventusi festoi 100-vjetorin e pronësisë së familjes “Agnelli”, ish-portieri bardhezi Gigi Buffon nënvizoi: “Tek Juventusi ka një mënyrë të njohur për t’i bërë gjërat.

Atje duhet të jeni futbollist me një mënyrë të caktuar për t’i bërë gjërat, ku dominon mentaliteti dhe dëshira për të fituar. Ju e ndjeni praninë e pronarëve te Juvemtusi, edhe kur ata nuk janë fizikisht aty, kështu që një mënyrë e caktuar e të menduarit është mishëruar tashmë.

Presioni pozitiv është entuziazmi i njerëzve, në çdo cep të Italisë do të gjesh të paktën 20 tifozë të Juventusit. Në mënyrë të pashmangshme dialogu fokusohet gjithmonë te fati i ekipit”.

Buffon vazhdoi, duke marrë në konsideratë fjalët e Davids: “Ai ka të drejtë që thotë se Juventusi duhet të fitojë, por duhet kohë për të arritur suksese të reja. Kur mbërrini te Juventusi, i perceptoni disa gjëra”.

Më pas, kreu aktual i delegacionit të kombëtares italiane foli për eksperiencën e tij në bardhezi, me një keqardhje relative:

“Kam bërë një gjë shumë të mirë, me shumë objektiva të arritura.

Për mua është normale t’i arrij objektivat. Pastaj mendoj edhe për atë që nuk arrita të fitoj, ndaj në një shkallë të caktuar pakënaqësie mbetet brenda meje”.

Me siguri, portieri legjendar bardhezi e ka fjalën për mungesën e Champions League, kompeticion të cilin nuk e fitoi dot me “Zonjën e Vjetër”, edhe pse shkoi dy herë në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat