Trabzon largon Bjelicën 

Futboll

Trabzon largon Bjelicën 

Nga: K. Goca Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:23
Nenad Bjelica

Skuadra turke Trabzon sot ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Nenad Bjelica.

Trajneri kroat shkoi në Trabzon me ambicie të mëdha por për tetë javë renditen në vend të shtatë me 12 pikë apo ngecin 12 pikë pas liderit Fenerbahce.

“Kontrata mes klubit dhe trajnerit Nenad Bjelica, ka qenë deri më 31 korrik të vitit 2025, por e cila është ndërprerë”, njofton Trabzonspor.

Sipas njoftimeve, pasardhës i strategut kroat do të jetë Abdullah Avci, trajneri që udhëhoqi Trabzonin në trofeun e fundit të kampionatit. 

Ai qëndroi në pankinën e Trabzonit deri në mars të vitit 2023, kur u largua nga drejtimi për arsye personale. 

Pjesë e Trabzonit është edhe futbollisti shqiptar Enis Bardhi, reprezentues i Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat