Kodra: Ndeshje e veçantë, masa të larta sigurie!

Futboll

Kodra: Ndeshje e veçantë, masa të larta sigurie!

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:31
Kodra - djathtas

Jurgen Zela, drejtor i zyrës së marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin në FSHF, Fatjon Kodra, foli rreth takimit Shqipëri-Çeki. Që zhvillohet sonte në “Air Albania” (20:45).

“Ndeshje shumë e veçantë, edhe në aspektin organizativ. Si kurrë më parë.

Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, me përjashtim të Brojës, i cili nuk ia doli dot të ishte i gatshëm.

Pjesa tjetër gëzon shëndet të plotë. Nuk kemi, për fat të mirë, asnjë dëmtim. 

Përgatitjet dhe stërvitjet kanë shkuar shumë mirë.

Ka interesim shumë të madh, opinioni zien, por brenda grupit situata është shumë e qetë dhe nën kontroll. Skuadra ia ka dalë të jetë larg zhurmës këto ditë.

Kontakti i skuadrës me tifozët? Masat kanë qenë të jashtëzakonshme. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm, e dinë çfarë ndodh jashtë. Kanë takuar edhe tifozë, patjetër. Stafi teknik i ka mbajtur lojtarët larg vëmendjes. Lojtarët janë të qetë dhe të sigurt për të marrë maksimumin nga kjo sfidë.

Detajet organizative dhe bashkëpunimi me policinë e shtetit? Kemi patur koordinim shumë të ngushtë, me ministrinë e brendshme policinë e shtetit dhe kompaninë e sigurimit. Është bërë një analizë e hollësishme, kemi patur edhe takime jo publike.

Ka masa të shtuara sigurie. Do të ketë ndihmë më të madhe nga ana e policisë sa i përket kontrollit.

Masat e sigurisë janë shumë të larta, do ketë kontrolle me aparatura. Ka një vëmendje goxha të shtuar.

Është shumë e rëndësishme që tifozët ta mbështetin Kombëtaren siç duhet. Të jenë tifozë model. Do dënojnë edhe veten nëse gabojnë, Kombëtarja nuk është njësoj pa tifozët”, përfundoi Fatjon Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat