​Trajneri i njohur anglez diagnostifikohet me kancer

Futboll

​Trajneri i njohur anglez diagnostifikohet me kancer

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:45
Ish-trajneri i Leicester Cityt, Craig Shakespeare

Ish-trajneri i Leicester Cityt, Craig Shakespeare është diagnostikuar me kancer.

59 vjeçari, drejtoi “dhelprat” në vitin 2017 dhe u bë trajneri i parë anglez që fitoi katër ndeshjet e tyre të para në Premier Ligë.

Ai kishte qenë asistent i Claudio Ranierit në vitin 2016 kur Leicesteri u shpall kampion i Premier Ligës.

Pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Leicesterit në tetor 2017, Shekspeare kishte kaluar nëpër skuadra si Everton, Ëatford, Aston Villa dhe Norwich City.

Ai u kthye në Leicester në prill të vitit 2023 pas emërimit të menaxherit të ri Dean Smith, me të cilin ai ka punuar më parë me Villa dhe Norëich.

Ai tashmë ka nisur një terapi intensive për shërim dhe gjendja e tij aktualisht vlerësohet stabile nga stafi mjekësor.

Shekspiri shërbeu për një kohë të shkurtër si asistent i Sam Allardyce me ekipin kombëtar të Anglisë në vitin 2016, duke u larguar kur Gareth Southgate u emërua si pasardhësi i Allardyce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat