Klubi me ide të qarta

Futboll

Klubi me ide të qarta

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:19
Allegri

Fillimisht Pogba e tani Fagioli, i pari pozitiv me doping dhe i dyti nën hetim për baste të jashtëligjshme, kanë zënë mat Juventus.

Skuadra ka humbur dy mesfushorë ku shpresonte shumë këtë verë, duke lënë zbuluar këtë repart pas vetëm dy muajsh kampionat.

Për pasojë, klubi ka nisur që tani të lëvizë në merkato dhe i pari në listë për të përforcuar mesfushën është 28-vjeçari suedez, Pierre-Emile Hojberg, që luan me Tottenham në Angli.

Bardhezinjtë synojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi për pjesën e dytë të sezonit me të drejtë blerje verën e ardhshme.

Klubi i Tottenham synon ta shesë menjëherë për shifrën e 30 milionë eurove, ndaj dhe bisedimet mes palëve vazhdojnë.

Për momentin ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Postecoglu, ndërkohë që Allegri ka nevojë për njerëz në mesfushë dhe Hojberg duket emri i duhur.

Alternative janë Lazar Samardzic (luan me Udinese), Habip Diarra (luan me Strasburg), Joao Neves (luan me Benfica), Gorgiy Sudakov (Shakhtar) dhe Khephren Thuram (luan me Nisë). Një emër i orës së fundit është ai i Federico Bernardeschi, një ish-lojtar i Juventus, që aktualisht luan në Toronto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat