Sancho drejt gjigantit italian

Futboll

Sancho drejt gjigantit italian

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:38
Sancho

Talenti anglez Jadon Sancho raportohet se në muajin janar, do të bëhet me klub të ri.

Sancho tashmë numëron ditët tek Manchester Unitedi. E ardhmja e reprezentuesit të Anglisë, sipas medieve italiane, do të jetë në Juventus.

Torinezët janë duke përgatitur ofertën e huazimit të lojtarit në aftain kalimtar të dimrit.

Juventinët thuhet se janë të gatshëm t’ia paguajnë lojtarit një pjesë të pagës.

“Juventus do të bëjë një ofertë huazimi për Jadon Sancho në janar duke paguar një pjesë të pagës së tij rreth 2 milion euro. United është i hapur ta huazojë atë”, shkruajnë mediet italiane.

Sancho nuk po kalon periudhe të mirë tek “Djajtë e Kuq”, madje, siç raportohet, menaxheri Erik ten Hag tashmë ka hequr dorë nga shërbimet e anglezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat