Lufta për titull në Serie A

Futboll

Lufta për titull në Serie A

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 15:04
Logo e Serie A

“Kur fillova të luaja futboll, Seria A ishte kampionati më konkurrues dhe më i vështirë nga çdo këndvështrim. Vetëm mendoni për Milan-in e Sacchi-t, Juventus-in”.

Kështu ka folur Pep Guardiola për të kaluarën, kohët e mira që formuan një nga trajnerët më të suksesshëm në histori.

Ai foli për këtë në eventin “Dialog mbi Talentin”, të promovuar nga Fondacioni CRC në bashkëpunim me Fondacionin Vialli dhe Mauro për kërkimin dhe sportin Onlus dhe nga Fondacioni Guardiola.

Një trajner i nivelit të lartë nuk mund të mos jetë stërvitur në një kampionat shumë konkurrues. Dhe kështu ishte edhe për Pep Guardiola-n:

“Në fillim të karrierës sime nuk kam qenë trajner, por kam luajtur sepse më pëlqente të luaja, në moshën 26-27 vjeç fillova ta shikoja futbollin me sy të ndryshëm dhe ta kuptoja.

“Italia ishte shumë e dobishme për mua në këtë drejtim. Unë stërvita ekipin e dytë në moshën 37-vjeçare dhe fakti që kisha një ndeshje në javë më dha një dorë në këtë proces”.

Më pas, duke përfunduar fjalimin për futbollin italian dhe duke folur për kampionatit aktual, trajneri i Manchester City-t shprehu preferencën e tij: “Kush shpresoj ta fitojë titullin? Shpresoj Sassuolo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat