Eksod te Manchester United

Futboll

Eksod te Manchester United

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 15:24
Teshatorja e Manchester Utd

Manchester United është një ambient, jo vetëm një skuadër, në krizë.

Kjo dëshmohet edhe nga lajmet e fundit që vijnë nga Anglia dhe që flasin për një revolucion të heshtur brenda klubit që duket se ka filluar prej disa ditësh.

Sipas Daily Mail, kjo situatë është krijuar për faj të Antony.

I kthyer prej disa ditësh në ekip, sulmuesi brazilian është në qendër të një historie abuzimi fizik për të cilën është denoncuar nga disa gra në Brazil.

Një çështje që ka ardhur pas një tjetër situate problematike, ajo që ka lidhje me Greenwood, i transferuar te Getafe pas tërheqjes së akuzave.

Çështje që kanë lënë shenjë dhe që kanë shtyrë shumë vartës të Manchester United, në të gjitha nivelet, të kërkojnë një vend të ri pune të zhgënjyer nga qëndrimi i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat