Kane i vë objektiv vetes

Futboll

Kane i vë objektiv vetes

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 16:17
Kane

Harry Kane do të jetë në kufirin e 35 viteve jetë kur Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të presin Kampionatin Evropian në vitin 2028.

Sulmuesi i Bayernit të Munihut nuk ka dyshim se do t’i ketë të gjitha kushtet për të qenë i pranishëm në fushë, duke përmendur jetëgjatësinë e Lionel Messit (36 vjeç) dhe Cristiano Ronaldos (38), dhe se do të ishte një “ëndërr” të kishte mundësinë për t’u hakmarrë për finalen e humbur në Wembley përballë Italisë në Euro 2020.

“Perceptimi është se kur arrin të 30-at, njerëzit fillojnë të flasin për fundin, por unë e shoh se tani po filloj pjesën e dytë të karrierës sime. Tashmë kam kaluar dhjetë vite të mira në nivelin më të lartë dhe shpresoj të kem edhe tetë apo nëntë”, deklaroi Kane.

“Me shkencën sportive që ekziston sot, teknikat sportive dhe mënyrën në të cilën loja është përshtatur, lojtarët të luajnë më gjatë”, tha ish-i i Tottenhamit, duke përmendur dy “yjet” më të mëdhenj të 20 viteve të fundit.

“Kur lojtarë si Ronaldo, Messi, Ibrahimovic (u ndal në moshën 40-vjeçare) apo Lewandowski, të gjithë duket se janë përmirësuar pas të 30-ve,” vuri në dukje Kane.

“Disfata në finalen e Euro 2020, në shtëpi, na ka mbetur si një gjemb në këmbë, kështu që duam ta fitojmë Europianin.

Jo vetëm në Gjermani verën e ardhshme. Fitimi i një turneu do të ishte i veçantë, por kur ndodh në vendin tuaj do të ishte një ëndërr e realizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat