Gjyqtari holandez ndan drejtësinë në duelin Shqipëri - Çeki

Futboll

Gjyqtari holandez ndan drejtësinë në duelin Shqipëri - Çeki

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 16:27
Danny Makkelie

Gjyqtari holandez, Danny Makkelie, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Republikë Çeke.

43-vjeçari mban stemën e FIFA-s prej vitit 2011 dhe kjo është hera e dytë që ndan drejtësi për Shqipërinë pasi dy vite më parë ishte kryesori i përballjes Shqipëri-Hungari (1-0), sfidë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Ai ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në Champions League, si dhe finalen e Europa League mes Interit dhe Sevillas (2020).

Ndihmës të tij në këtë duel delikat do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan De Vries, ndërsa gjyqtari i katërt është Aleks Bos, të gjithë nga Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat