Duro: Çekia e fortë, por të gjithë bashkë do t’ia dalim!

Futboll

Duro: Çekia e fortë, por të gjithë bashkë do t’ia dalim!

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 16:29
Duro - majtas

Kjo Shqipëri të gëzon, lumturon e të dëfren. Të dëfren me klasin e futbollistëve, mbi të gjitha dëfren me gola spektkolarë.

Gola spektakolarë kemi parë edhe në të kaluarën, por jo me këtë vazhdimësi.

Klodian Duro, një nga futbollistët më cilësorë që ka pasur përfaqësuesja kuqezi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Sportnews, thekson se futbollistë çdo brezi kanë vënë nga një tullë për të ndërtuar këtë kombëtare që po shijojmë sot.

“Kemi bërë një edicion të mirë, jemi në fazën ku gjithçka vështirësohet. Sot me Çekinë është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare.

Shpresoj dhe uroj që i gjithë ambienti te kalojë një mbrëmje të këndshme dhe të marrim rezultat pozitiv.”

Lojë dhe gola spektakolarë: “Sigurisht që ky edicion përveç lojës ka pasur gola spektakolarë nga ndeshja në ndeshje, të vlerësuar edhe nga UEFA.

Kjo është bukuria e futbollit, sepse luhet për golat. Aq më tepër, kur vijnë ga lojtarët tanë, që kanë treguar klas në eliminatore, nuk ka sesi të shkojë më bukur. Kemi ditur që në momente të veçanta të shënojmë gola të bukur.”

Krahasimi mes epokave: “Janë kohëra të ndryshme, ekipe të ndryshme, futbollistë të ndryshëm dhe rrethana të ndryshme, s’mund të bëhen krahasime.

Të gjithë brezat para meje, brezi im apo ky sot, secili ka vënë grupin e vet për të krijuar këtë kombëtare e për ta çuar në një nivel tjetër. Të gjithë bashkë kemi luajtur për një qëllim, për ekipin, për të marrë rezultat.”

Ndeshja me Çekinë: “E shoh ndeshje shumë të fortë, të luftuar. Çekia është skudër e fortë, kompakte, por edhe ne jemi ekip shumë i mirë. Të gjithë bashkë, me mbështetjen e tifozëve, të marrim rezultat pozitiv.

Edhe barazimi do të ishte pozitiv, sepse jemi të parët në grup. Uroj që edhe episodet të jenë në anën tonë, të bëjmë gola spektakolarë.

Jam pozitiv se do të arrijmë rezultat shumë të mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat