Vata: Silvinjo dhe Shqipëria po rriten me njëri - tjetrin

Futboll

Vata: Silvinjo dhe Shqipëria po rriten me njëri - tjetrin

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:03
Tifozët

Rudi Vata ishte i ftuar në “Ora Neës” me gazetarin Drilon Xhepollari ku është folur për ndeshjen mes Shqipërië dhe Çekisë. Sipas Rudi Vatës, kjo Shqipëri i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët në saj të rezultateve të arritura.

“Kombëtarja ka impakt në jetën e çdo shqiptari. Ne jemi rritur si Kombëtare, me lojë dhe mentalitet.

Është krijuar një asanmbël si kurrë më parë. Çdo shqiptar është sot krenar, kur reziston në këtë lloj mënyrë dhe je më afër ekipeve më të mira në Europë, është shumë gjë e bukur.

Shqipëria sot është me më këmbë në tokë, me më pak eufori.

Tifozët janë krenar sot me Kombëtaren e tyre. Shqipëria dhe Silvinjo po rriten bashkë, po i japin ndihmë njëri-tjetrit. Silvinjo ka analizuar mirë cilësitë e çdo lojtari dhe i është përshtatur me idetë e tij.

Shpresoj që sot të shkojnë të gjitha mirë dhe ne të shkojmë në Europian”, tha Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat