Liverpool kërkon përforcimin në mbrojtje

Futboll

Liverpool kërkon përforcimin në mbrojtje

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:07
Hincapie

Pavarësisht se i nevojshëm ishte dhe një përforcim në repartin e mbrojtjes,

“të kuqtë” e Liverpool afruan në merkaton e verës vetëm mesfushorë, teksa e kanë kthyer këtë repart, në një nga më të mirin e Premier League.

Mirëpo, duket se përforcimet këtë sezon nuk kanë përfunduar ende, me 5 herë fituesit e Champions League, që kërkojnë të transferojnë qendërmbrojtësin ekuadorian të “aspirinave” të Bayer Leverkusen, Piero Hincapie, i cili pëlqehet shumë nga teknikut Jurgen Klopp.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së madhe për të kompletuar transferimin e 21-vjeçarit në “Anfield Road”, sërish vlera e tij e kartonit prej 50 milionë eurosh pritet të jetë një problem jo pak i vogël për bordin e “të kuqve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat