Mediat spanjolle: Udhëtimi për asgjë i Vedat Muriqit

Futboll

Mediat spanjolle: Udhëtimi për asgjë i Vedat Muriqit

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:12
Vedat Muriqi

Sulmuesi Mallorca-s nuk do të luajë në Andorra për shkak të pezullimit apo kundër Izraelit pas anullimit të ndeshjes.

Asnjëherë një udhëtim në kalendarin e FIFA-s apo të UEFA-s nuk ka pasur më pak ndikim se ai i sulmuesit të Mallorca-s, Vedat Muriqi.

Kapiteni i ekipit të Kosovës ka udhëtuar për asgjë me ekipin e tij pasi në kalendarin aktual nuk do të luajë asnjë nga dy ndeshjet që i korrespondojnë ekipit të tij në fazën kualifikuese për Euro 2024.

Këtë të enjte Kosova do të luajë në orën 20:45 në Andorra ndeshja e ditës së shtatë të Grupit I, por kapiteni i saj është pezulluar dhe nuk do të jetë në lojë.

Në ndeshjen e mëparshme të luajtur në Rumani, Muriqi u përjashtua me karton të kuq dhe duhet të vuaj një ndeshje pezullim.

Nga ana tjetër, dhe siç nuk mund të ndodhte ndryshe, ndeshja e planifikuar në Prishtinë (kryeqyteti i Kosovës) të dielën e ardhshme kundër Izraelit është pezulluar pas konfliktit që po zhvillohet në shtetin izraelit, ndeshje që në momenti nuk ka një datë për të luajtur sepse UEFA nuk ka komentuar për këtë çështje.

Përfaqësuesja e Kosovës është në Grupin I me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën dhe është e pesta në grup me 4 pikë pas katër barazime dhe dy humbjeve deri më tani.

Sulmuesi i Mallorca-s, Vedat Muriqi, pritet të kthehet në ishull të hënën e ardhshme për të nisur javën stërvitore me skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat