Nagelsman, njeriu i duhur për Gjermaninë

Futboll

Nagelsman, njeriu i duhur për Gjermaninë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:15
Nagelsman e Honnes

Presidenti i nderit i Bajernit të Munihut, Uli Hënes, ka cilësuar Julian Nagelsman si trajnerin e duhur për Gjermaninë për të ngritur kokë pas dështimeve të njëpasnjëshme. Hënes thotë se klubi i Bajernit e ka mbështetur plotësisht emërimin e Nagelsmanit në krye të kombëtares i njeriun e duhur në këtë situatë.

Entuziazmi dhe optimizmi i Nagelsmanit janë pikërisht gjërat për të cilat Gjermania ka nevojë tani, sipas ish-lojtarit të kombëtares në vitet ’70.

Ndërkaq, një tjetër Hënes po bën emër në Gjermani dhe ai është trajneri i Shtutgartit, Sebastian Hënes, nipi i Ulit.

Shtutgarti qëndron befasisht në katet  sipërm të renditjes dhe xhaxhai vlerëson përkushimin e nipit, sidomos faktin që nuk u ankua pas shitjes së lojtarëve më të mirë.

Për Uli Hënesin, mënyra e lojës së Shtutgartit të ngroh zemrën dhe skuadra e meriton të jetë mbi Bajernin në renditje. Ndaj, Hënes sfidon Tomas Tuhel dhe skuadrën e tij që të tregojë se është më e mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat