Atmosferë madhështore në ”Air Albania”, Shkurte Fejza do të këndojë live “Mora fjalë”

Futboll

Atmosferë madhështore në ”Air Albania”, Shkurte Fejza do të këndojë live “Mora fjalë”

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:30
Shkurte Fejza

Shqipëria synon ditën e sotme (e enjte) suksesin e radhës në grupin E të eliminatorëve të ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.

E në këtë natë, veç kësaj do të ketë edhe një surprizë shumë të veçantë.

Në një lidhje direkte për RTSH 24, Dëfrim Methasani zbuloi se do të performojë artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza.

Ajo pritet të interpretojë live këngën e saj të famshme “Mora fjalë”, e cila nuk ka dyshim se është një hit i të gjitha kohërave.“

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza do të jetë sonte live në stadium dhe do të këndojë atë këngën e bukur ‘Mora Fjalë’.

Do të jetë një këngë që do të këndohet nga gjithë publiku dhe do të jetë Shkurte Fejza live që do të jetë në stadium.

Ky është lajmi sensacional, më i bukur që do ta shoqërojë sonte kombëtaren shqiptare ndërkaq që në çdo karrige të tifozëve do të ketë nga një plis, do të ketë një koreografi të mrekullueshme, sonte nuk do të jetë vetëm një ndeshje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat