Injorohet ylli i Serisë A

Futboll

Injorohet ylli i Serisë A

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:52
Ivan Provedel

Në Rusi, përgjigja e portierit të Lazios, Ivan Provedel, për të mos pranuar një grumbullim të mundshëm me kombëtaren nuk është marrë mirë.

Provedel, 29 vjeç, me origjinë ruse nga ana e nënës së tij, u përfshi në skuadrën e Italisë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Maltës (14 tetor) dhe Anglisë (17 tetor). Nëna ruse ishte shoqe shumë e mirë me portierin Lev Yashin.

Gazeta ruse Sport-express.ru intervistoi trajnerin e portierëve të Rusisë, Vitaly Kafanov, i cili pranoi:

“Ne po ndjekim suksesin e Vanyas. Ne e dimë se ai ka shënuar edhe një gol. Na erdhi keq që Vanya nuk pranoi të fliste me ne.

“I kërkova federatës sonë të futbollit që të më vinte në kontakt me të. Ai tha se nuk donte të fliste me askënd nga Rusia. Ne donim ta grumbullonim”.

Duhet thënë se Provedel nuk ka pasaportë ruse siç deklaroi për Sport-Express edhe menaxheri i tij Giovanni Rava:

“Provedel nuk mund të luajë për Rusinë, ashtu siç nuk mund të luajë për Francën, Brazilin apo Portugalinë, sepse nuk ka shtetësinë e këtyre vendeve.

“Ai ka vetëm nënshtetësi italiane. Ndoshta Kafanov nuk e di se Ivan nuk mund të luajë për vende të tjera përveç Italisë. Ndoshta ju mund t’ia shpjegoni”.

Ish-portieri i Spartak, Lokomotiv dhe CSKA, Ruslan Nigmatullin, ka reaguar ndaj vendimit të portierit të Lazio-s, Ivan Provedel për të refuzuar të luajë për kombëtaren ruse.

“Ivan e kupton qartë se ai nuk do ta kalonte konkurrencën në kombëtaren ruse. Kemi konkurrencë shumë serioze. Si mund të luajë para Safonov, Lantratov dhe Pomazun?

“Këtu do të ishte portieri i katërt, por ka më shumë mundësi në kombëtaren italiane, prandaj e bëri këtë zgjedhje. Ky është një fakt.

“Ne kemi shumë djem të talentuar që meritojnë kombëtaren”, tha Nigmatullin për Metaratings.ru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat