Milani ndodhet në një situatë të vështirë

Futboll

Milani ndodhet në një situatë të vështirë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:53
Logo e Milanit

Milani ndodhet në një situatë të vështirë.

Rafael Leao është vënë në shënjestër nga një prej klubeve më të pasur në të gjithë panoramën futbollistike europiane.

Po flasim për një futbollist që ka një dëshirë të madhe për të treguar vlerat e tij, pikërisht për këtë arsye parisienët janë gati të bëjnë një ofertë tronditëse.

Në Francë janë të sigurt dhe PSG duket se nuk ka hequr aspak dorë nga Rafael Leao.

Gjatë verës së ardhshme pritet që klubi francez të hidhet në sulm për lojtarin e Milan-it.

Kërkesa e klubit kuqezi mund të jetë e përafërt me 80 milionë euro, të shohim nëse francezët do të plotësojnë kërkesën e milanezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat