Vata: Një barazim do të ishte ideal

Futboll

Vata: Një barazim do të ishte ideal

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:23
Vata

Rudi Vata bëri një analizë të detajuar në prag të duelit mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Në një lidhje live për “News 24”, legjenda shkodrane, u shpreh:  

“Impakti që i jep Kombëtarja popullit është i jashtëzakonshëm.

Energjia është e shijueshme dhe tepër e rëndësishëm. Shqipëria dhe shqiptarët po kalojnë momente të lumtura shprese, bëhet fjalë për të marrë pjesë në Europian për herë të dytë. Shqipëria po rritet në aspektin global si emër, është një çështje mbarëkombëtare.

Është hera e parë që në Kombëtare kemi një ndërthurje të jashtëzakonshme, edhe tifozët vijnë nga të gjitha trojet, kjo Kombëtare përfaqëson gjithë trojet shqiptare, kjo është bukuria e kësaj Kombëtareje.  

Futbolli pa tifozët nuk ka kuptim. Tifozët në të kaluar kanë qenë shumë të shpërndarë. Sot Shqipëria është e lirë. Tifozët do të sjellin atë eksperiencë, dhe energjinë e duhur. Vijnë me një uri të jashtëzakonshme dhe kanë mënyrë speciale të tifozllëkut. Shpresa është e madhe. Nuk do të varet vetëm në energjia e tifozëve, skuadra duhet të jetë tepër e përqendruar. Optimizmi është deri në farë pike, kilometrat dhe dyluftimet do t’i bëjnë lojtarët që përfaqësojnë Shqipërinë sot.  

Ndeshja është 50 me 50, jemi një Kombëtare në rritje.

Djemtë e rinj kanë nevojë për eksperiencë, po bëjnë mirë. Mungesat janë të mëdha për një Kombëtare si e jona. Mungon, Kumbulla, Broja dhe Ismajli, 3 lojtarë shumë të rëndësishëm. Silvinjo, i ka bërë mirë analizat e kësaj Kombëtare, në çdo pozicion ka dublime.

Ka lojtarë mjaftueshëm që janë të gatshëm, për të dhënë rendimentin e duhur. Do të jetë një ndeshje nervash që do të jetë shumë e rëndësishme qetësia dhe përqendrimi deri në fund. Kjo Kombëtarja ka nevojë për rritje nëpërmjet lojës. Jam optimist, kemi krijuar një grup si kurrë më parë. Kemi menaxhuar mirë dhe emocionet e fitores, nuk ka pasur eufori. Kanë bërë punën e tyre mirë. Sot ata mendojnë të arrijnë një rezultat pozitiv. Çdo futbollist duhet ta shijojë këtë moment. 

Një barazim do të ishte ideal, do të tregonte që vazhdojmë të ruajmë rritmin. Dy ndeshjet e fundit duhen menaxhuar me qetësi dhe profesionalizëm. I kemi kapacitet për të marrë rezultatet maksimal. Sot është ndeshje karakteri, do të tregojmë vlerat dhe karakterin e vërtetë.  

Më pëlqen thjeshtësia si luan Shqipëria. Duhet që gjërat e thjeshta t’i bëjmë mirë. Në aspektin e finalizimit kemi parë rendiment të kënaqeshëm. Do vijnë momentet që do bëjmë dhe gola të thjeshtë. Është e rëndësishme kur luan thjeshtë dhe merr rezultate pozitive. Pjesa e sulmit është dubluar. Kemi Dakun, Mujën, Asanin, Uzunin, të gjithë këta pjesë shumë e rëndësishme. Kemi mjaftueshëm lojtarë ofensivë, që janë të ambientuar me golin dhe kanë marrëdhënie të mirë. Nuk e ndjejmë shumë mungesën e Brojës, edhe pse është shumë i rëndësishëm, së bashku me Kumbullën do të risin vlerën e Kombëtares. 

Ismajli është lojtar tepër i rëndësishëm në Kombëtare, edhe pse nuk bie në sy. 3 mungesa të rëndësishme, por fatmirësisht kemi një trajner që ka ditur të dublojë pozicionet. Nuk kemi panik. Do të ishte mirë të kualifikoheshim, me këtë projekt që ka stafi, mendoj që projekti sapo ka filluar, Shqipëria vetëm do rritet, por duhet t’i bëjmë hapat gradualisht. I kemi mundësitë 60 me 40 për të shkuar në Europian, por asgjë nuk ka të sigurt. Jemi një skuadër e fortë dhe solide. Duhet të fitojmë dyluftimet dhe të bëjmë shumë kilometra. Me 3 pikë e bëjmë shumë të lehtë situatën. Jam tepër i emocionuar, do të jetë një ndeshje që do të na bëjë të ndihemi shumë krenarë”, u shpreh Rudi Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat