Zabaleta shpjegon zgjedhjet në formacion

Futboll

Zabaleta shpjegon zgjedhjet në formacion

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:25
Zabaleta - majtas

Zabaleta në Kuqezi, shpjegon zgjedhjet në formacion dhe strategjinë për të mposhtur Çekinë

Ndihmësi i Sylvinhos, Pablo Zabaleta ishte në një lidhje direkte me emisionin ‘Kuqezi’ në SuperSport, ku komentoi zgjedhjet në formacion, por edhe strategjinë që do të ndjekin kuqezinjtë.

Konfirmohet thuajse i njëjti formacion në Pragë.

Besoni më shumë te kjo 11-she, apo u ndikuat nga fakti që atje na shkoi ndeshja mirë?

Ne nuk mendojmë asnjëherë për ndeshjet e kaluara, pasi kjo është një sfidë tjetër dhe jemi munduar të zgjedhim futbollistët e duhur për t’u përballur si duhet.

Presim një ndeshje pak a shumë të ngjashme, pasi edhe ata luajnë pak a shumë me të njëjtin formacion. Ndaj edhe taktika jonë është për të konsoliduar atë që bëmë në Pragë.

Sa do të ndikojë mungesa e Ismajlit, duke qenë se ishte përshtatur mirë me Gjimshitin në qendër?

Na vjen keq që erdhi i dëmtuar nga Empoli, por janë gjëra që ndodhin në futboll. E kishim llogaritur në formacion, por nuk ia doli. Gjithsesi jemi të bindur që Gjimshiti, me Ajetin që gjithashtu ka eksperiencë, do të bëjnë më të mirën në këtë ndeshje.

Sa u druheni goditjeve standarde të Çekisë dhe fizikut të futbollistëve të saj?

Ata janë një skuadër shumë fizike dhe provojnë shumë me krosime, pasi kanë lojtarë shumë të gjatë në zonë dhe bëhen shumë të rrezikshëm. Duhet të tregohemi të zotët për t’u mbrojtur nga krosimet dhe rivëniet anësore, por pse jo edhe t’i shmangim goditjet standarde, pasi me topat e gjatë ata bëhen të rrezikshëm.

Cili është plani për sot, do t’i presim apo do t’i sulmojmë lart?
Ne duam të mbajmë topin, ta qarkullojmë mirë dhe të luajmë një futboll të bukur, duke krijuar raste. Natyrisht që do të bëjmë shumë kujdes në aspektin mbrojtës, për të provuar të dalim shpejt me cilësitë që kemi përpara dhe për të shkuar te goli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat