Media çeke: Për raketat nga larg, shqiptarët janë të famshëm

Futboll

Media çeke: Për raketat nga larg, shqiptarët janë të famshëm

Nga: K. Goca Më: 12 tetor 2023 Në ora: 23:22
Shqipëria

Goli i Jasir Asanit në minutën e 9-të ka qenë i frikshëm dhe që kujton një moment interesant për çekët për çka e kishin frikën para ndeshjes.

Asani shënoi nga rreth 20 metra në këndin e majtë të poshtëm të Çekisë.

“Në fund të fundit, për raketat nga larg, shqiptarët janë të famshëm për to”, ka shkruar media çeke “Sport”.

Shqipëria e ka demoluar me rezultat 3:0 Çekinë, në takimin e xhiros së shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Shqipëria është lider në Grupin E me 13 pikë, duke lënë pas Poloninë me 9, Çekinë me 8, Moldavinë me 8 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat